Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj , priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt .
Lekaj i ka thënë ambasadorit se Kosova ka nevojë për praktika të shteteve si Gjermania.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.
Në fjalën e tij ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.
Në fund takimit, ministri Lekaj dhe ambasadori gjerman Christian Heldt u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.
-
Të rinjve kosovarë u duhet përgatitje profesionale për punësim në Gjermani
-
Lekaj: Diaspora ka nevojë për mundësi, jo për demagogji
-
Lekaj u garanton mbështetje ndërmarrësve shqiptarë në Gjermani
-
Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare e liberalizimi, temë diskutimi mes Veliut e Heldtit
-
Lekaj i rrëfehet ambasadorit të Zvicrës, thotë se “deklarata e tij është shtrembëruar”