Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj ka thënë se ekstradimi i ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi, nënkupton destabilizim të Kosovës e Ballkanit e kjo sipas tij nuk është në favor të asnjë komuniteti.
Përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb thonë se kanë ngritur kallëzim penal pranë Gjykatës Themelore në Pejë, kundër deputetit Daut Haradinaj.
“Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. Ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton me nxit diçka jo të mirë në Kosovë, përmes rastit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë”, ka shkruar Lekaj.
Sipas tij qytetarët serb të Kosovës nuk duhet të lejojnë të bijnë pre e lojërave të Serbisë, e të përdoren për qëllime të Beogradit zyrtarë.
“Askush me shumë se Ramushi nuk është angazhuar që të integrohen komunitetet në jetën institucionale të Kosovës. Prandaj zërat dhe intrigat e tipit të "kallëzimit penal" siç paskan paralajmëruar disa "përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serbë" kundër deputetit, Daut Haradinaj nuk janë asgjë më shumë se tendencë e dikujt për t'i rikthyer në pikën zero të arriturat në procesin e integrimit të këtij komuniteti në Kosovë”, ka thënë Lekaj ndër të tjera.
Edhe
Behrami: Reagimet e BE-së ndaj Kurtit – si lojë e koordinuar mes tyre
Lekaj gjithashtu ka kërkuar që të lihen këto nxitje e të merren me angazhime që rregullojnë jetën e qytetarëve serb të Kosovës.
“Leni lojërat që nxisin urrejtje, e merruni me angazhime që e rregullojnë jetën e qytetarëve tuaj në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.
-
Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni
-
Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra
-
Lista Serbe akuzon për presion politik pas arrestimit të pesë personave në rastin “Reçaku II”
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe