Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq vlerësoi sonte se duket se “nuk është i rastit” vendimi i gjykatës franceze që të mos ekstradojë Ramush Haradinajn në Serbi dhe theksoi se sot ka skaduar afati që prokurori në Francë të ankohet, por këtë nuk e ka bërë.
“Duket se vendimi nuk është vendim i rastit. Askush këtu nuk e ka bërë pyetjen nëse Haradinaj është fajtor, por ishte bërë pyetja artificiale nëse duhet dorëzuar në Serbi, apo jo. Ky është mos respektim drastik ndaj viktimave serbe, por këtu nuk flasim vetëm për të kaluarën, flasim edhe për kërcënimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Daçiq për RTS.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se zhvillimet e fundit në Shkup dhe Prishtinë tregojnë për aksionin e përbashkët të “politikanëve shqiptaro-mëdhenj”. Sipas tij, nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron paqe në rajon, duhet të reagojë në mënyrë të paanshme dhe të mos vendoset si mbrojtëse e “separatistëve dhe politikanëve shqiptaro-mëdhenj”.
“Prandaj, as Haradinaj dhe as ajo që po ndodh në Shkup, Prishtinë ose në Tiranë nuk mund të shikohet në mënyrë të izoluar. Bëhet fjalë për aksion të organizuar”, u shpreh Daçiq.
I pyetur të komentojë porosinë e Edita Tahirit për vazhdimin e dialogut në Bruksel në dy nivele dhe pastaj hyrjen në fazën finale, Daçiq theksoi se kjo është “shfaqje tragjikomike”.
Ai ka reaguar edhe ndaj vendosjes së flamurit shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, duke thënë se “a është ky Parlamenti i Maqedonisë, apo Parlamenti i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë?”