Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se është e pasigurt nëse më 1 korrik do të mbahet samiti i Parisit ndërmjet zyrtarëve të Serbisë e të Kosovës duke shtuar se ai nuk do të mbahet nëse nuk ka shanse që të arrihet një përmirësim i gjendjes, “nëse nuk heqin taksën”, ka saktësuar ai, transmeton Koha.net.
Sipas bindjes së Daçiqit, është e sigurt se Angela Merkel dhe Emmanuel Macron nuk do të lejojnë që, siç tha ai, “ta tërheqë për hunde Ramush Haradinajn”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“As ne nuk do të lejojmë të na tërheqin për hunde”, citon FoNet të ketë deklaruar sot Daçiq.
Siç është arsyetuar, “nëse dikush e tërheq Serbinë për hunde tash e njëzet vjet” nuk duhet menduar se përfaqësuesit e saj janë të marrë.
“Ne jemi për kompromis, por nëse pala tjetër nuk do, ne nuk do të veprojmë kundër interesave tona shtetërore e kombëtare”, ka thënë Daçiq.