Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, me të cilin u dakorduan që të gjendet forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
Lekaj njoftoi diplomatin britanik me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar dhe ato që kanë ngecur për t’u realizuar, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.
Sipas Lekajt, në ministrinë e Infrastrukturës është duke punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës.
Ndërsa, tek projektet rrugore, tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të këtyre projekteve.
Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor.
Ndërsa, ambasadori O’Connell tha se janë në përgatitje të Samitit të Berlinit, ku pritet që së bashku të listojnë projektet e kësaj ministrie që do të prezantohen në këtë samit.
-
Lekaj e Bertoncelj diskutojnë për infrastrukturën hekurudhore
-
Lekaj takohet me Sardin, ky i fundit e fton në një panair për sektorin e hekurudhave në Itali
-
Franca e gatshme t’i ofrojë Kosovës përvojat në sektorin e hekurudhave
-
Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
-
Vihen themele të bashkëpunimit Kosovë – Greqi në infrastrukturë dhe transport