Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca e gatshme t’i ofrojë Kosovës përvojat në sektorin e hekurudhave

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Ministri Lekaj, fillimisht e falënderoi ambasadorin Chabert për vizitën e tij, ndërsa në vazhdim ai e njoftoi atë me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar nga Ministria e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.

Sipas njoftimit për media, ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin Chabert për ndihmën që i ka dhënë Franca deri më tani Kosovës përmes projekteve të ndryshme, e sidomos për punën që po bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës „Adem Jashari“, nga kompania „Limak“. Ministri Lekaj vlerësoi se do të vazhdohet me realizimin e zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, në mënyrë që ky investim të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në sigurinë e pasagjerëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke u punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, tek projektet rrugore tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të tyre. Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor.

Ambasadori e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën re si ministër i Infrastrukturës. Ai tha se Franca është e gatshme që të në të ardhmen të ofrojë ndihmë për Kosovën në ata lëmenj ku kërkohet, me projekte konkrete si në sektorin hekurudhave, pasi që në këtë drejtim kompanitë franceze kanë përvojat e duhura.

Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori Chabert u dakorduan që të gjenden forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Francë.