Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, si dhe Janez Satjoviqin, nga kompania sllovene “Kontel” njëherësh edhe përfaqësues i mbi njëzet kompanive sllovene të infrastrukturës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Lekaj e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës si dhe lidhur me interesimin e ministrisë që t’iu jepet mundësi dhe hapësirë të gjitha kompanive vendore dhe ndërkombëtare që kanë nivel të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit, transmeton Koha.net.
Lekaj dhe Bertoncelj kanë biseduar edhe për projekte që kanë të bëjnë më infrastrukturën hekurudhore dhe nevojën e modernizimit të tyre, si dhe projekte të infrastrukturës rrugore, e për të cilat kërkohet standard dhe teknologji e lartë.
-
Lekaj në Slloveni ankohet për problemet në transportit rrugor e hekurudhor që po shkakton Beogradi
-
Lekaj-O’Connell diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Britani
-
Xhemë Veseli e Ramë Qupeva negociojnë me Serbinë detajet e marrëveshjes për hekurudhat
-
Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi
-
Vihen themele të bashkëpunimit Kosovë – Greqi në infrastrukturë dhe transport