Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të martën realizoi vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në sanimin e tunelit në Rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër.
Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh, por që synohet të përfundohet edhe më shpejtë, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.
I pari i MI-së ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, në mënyrë që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme. Lekaj tha se ky segment rrugor, sidomos tuneli, ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës dhe për të gjithë ata që e frekuentojnë këtë rrugë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nisin punimet në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc
-
Nisin dy projekte infrastrukturore në Skenderaj
-
Filloi zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash - Brod
-
Nisin punimet në zgjerimin e hyrjes së Veternikut
-
Me rreth 10 ditë vonesë nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës nga Veterniku