Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Koshares.
Sipas tij, kjo Betejë, “thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri me tutje në Kosovë”.
“Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë “spartanët” që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie”, ka thënë Lekaj, raporton Koha.net.
“Sot e çdo herë duhet t’i kujtojmë me pijetet të lartë dëshmorët e kësaj betejë dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së. Lavdi”, ka përfunduar shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Thyerja e kufirit ndërshqiptar i dha tjetër epilog luftës
-
27-vjetori i betejës që e shembi kufirin ndërshqiptar
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Haxhiu: Sali Çekaj jetoi dhe ra për të na bashkuar ne që na ndanë me dhunë
-
Agim Ramadani u portretizua si arkitekt i thyerjes së madhe