Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për të plotësuar planin e vaksinimit, rekomanduar nga trupa profesionale për imunizim kundër koronavirusit, është aprovuar vaksinimi i personave mbi moshën 16-vjeçar me vaksinën Pfizer, dhe vaksinimi i grupmoshës 12-15 vjeçare.
Për këtë të fundit vaksinimi do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Artikuj të ngjashëm
-
MSH-ja miraton vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi 12 vjeç
-
MSH-ja hap rrugë për imunizimin e fëmijëve 12-15 vjeç me vaksinën anti-COVID
-
Mjekët sugjerojnë vaksinimin e fëmijëve, MSH-ja së shpejti me vendim
-
Termini për vaksinim të fëmijëve mund të caktohet nga prindërit dhe kujdestari ligjor
-
BE-ja miraton vaksinën “Pfizer” për 12 deri 15-vjeçarët