Legjenda kroate e futbollit, Zvonimir Boban, ka marrë pjesë në homazhet për Fadil Vokrrin, legjendën shqiptare që vdiq të shtunën pas një sulmi në zemër.
Boban, që ishte mesfushor si futbollist, tani është zëvendëssekretar i Përgjithshëm i FIFA-s.
“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe. Normalisht që përcjell ngushëllimet edhe të presidentit të UEFA-s, Ceferin. Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jemi takuar viteve të fundit me njëri-tjetrin, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, ka thënë Boban, transmeton KP.
Në homazhet që po bëhen në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë marrë pjesë edhe shumë figura të tjera të njohura sportive e politike.
{gallery}