Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Leci: Mund të na shkojnë vite pa arritur ta inspektojmë një biznes

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Valon Leci, ka bërë në Express Intervistën e KTV-së, bilancin e punës së këtij institucioni.

Ai është ankuar për numrin e vogël të inspektorëve të punës, por edhe për kushtet në të cilat punojnë vetë këta punonjës. Ka thënë se janë vetëm 37 inspektorë që duhet të mbulojnë gjithë territorin e Kosovës.

“Duhet ta kemi të qartë se inspektori përveç që monitoron rregullat dhe kushtet e punës në një ndërmarrje, edhe vet është punëtor. Inspektorët në Kosovë, punojnë në kushtet më të pafavorshme, në stres dhe presion, me paga tejet të ulëta. Me pagë më të vogël se 500 euro, ballafaqohet me llojlloj njeriu në terren”, ka thënë Leci.

Ai ka thënë edhe inspektori është i rrezikuar kur të shkojë për të monitoruar kushtet e punës, për shembull në katin e 10 në ndërtimtari apo diku tjetër.

“Janë vetëm 37 inspektorë të punës që duhet të inspektojnë gjithë territorin e Kosovës, që ballafaqohen me mijëra ankesa, të cilave brenda 30 ditëve duhet dhënë një përgjigje”, ka thënë Leci.

Edhe Institucionet nuk janë aktivizuar me gjithë numrin e lartë të vdekjeve në vendin e punës Arbëri Institucionet nuk janë aktivizuar me gjithë numrin e lartë të vdekjeve në vendin e punës

“Zakonisht kur të inspektohet një biznes, bëhet edhe riinspektimi për të parë se a janë përmirësuar kushtet. Por mund të shkojnë vite të tëra pa mundur të inspektohet një biznes për të drejtat e punëtorëve”, ka thënë më tej ai.

Leci ka thënë se ajo që bie në sy është fakti se gjithnjë e më shumë po marrin ankesa nga të punësuarit në institucione shtetërore, ato të nivelit komunal e qendror.

Kjo e gëzon atë, se megjithatë pesha dhe besimi në Inspektoratin që e drejton po rritet.

I pyetur nëse kushtet e pafavorshme dhe pagat e ulëta mund të bëjnë që inspektorët e punës të rrëshaqin në korrupsion, Leci ka thënë se “inspektorët e punës shumica janë ekspertë, juristë që e njohin mirë ligjin”.

“Inspektorët duke e njohur mirë ligjin nuk do të duhej të lëshoheshin në gjëra të tilla”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që Qeveria e ardhshme t’i kushtojë shumë më shumë rëndësi Inspektoratit të Punës.


Inspektorati i Punës shqiptoi 240 gjoba në gjithë Kosovën, më së shumti në ndërtimtari

Ndonëse e quan paradoksale që vdekjet në vendin e punës të konsiderohen vetëm si numra e statistika, Valon Leci, shef i Inspektoratit të Punës në Kosovës është krenar që me masat që janë ndërmarrë numri i vdekjeve në vendet e punës ka rënë.

Veçmas në ndërtimtari, që deri në vitin 2019 ka prirë për nga numri i vdekjeve në vendin e punës.

Edhe Nëntë të vdekur vitin e kaluar në vend të punës, vetëm 31 inspektorë në tërë Kosovën Arbëri Nëntë të vdekur vitin e kaluar në vend të punës, vetëm 31 inspektorë në tërë Kosovën

“Është paradoksale të cilësohen vetëm si numra, si statistika. Ne si Inspektorat, më shumëse se si çështje juridike, e shohim në aspektin human këtë çështje, e ndjejmë si humbje të jetës dhe bashkendjejmë me familjet e viktimave”, ka thënë Leci.

“Kemi rënie shumë të madhe të aksidenteve, veçmas të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës. 11 persona që kanë humbur jetën në vendin e punës, dukshëm më pak në krahasim me vitet e kaluara. Në vitin 2018 kemi pasur 22 vdekje ne vendin e punës, ndonëse jo të gjitha kanë qenë aksidente, sepse 4 prej tyre kanë qenë vdekje natyrale”, ka thënë Leci, në Express Intervistën në KTV.

Ai ka thënë se këtë vit e kanë pasur top-prioritet të inspektimit në vendpunishtet në ndërtimtari, dhe me masat që janë marrë kjo ka rënë në vendin e dytë. Ka falënderuar për mbështetje edhe mediat dhe shoqërinë civile.

“Për shkak të masave që janë ndërmarrë, kjo ka rënë në vendin e dytë. Në vendin e parë është sektori i energjetikës”, ka thënë Leci.

Ai ka treguar se disa nga shkaktarët e vdekjeve janë pakujdesia e vetë të punësuarve që nuk përdorin mjeteve të punës.

Por ka thënë se përgjegjësi kryesor, edhe sipas ligjeve në fuqi, është punëdhënësi, që është i obliguar që të sigurojë kushtet e favorshme për punë për punëmarrësit e tij.

“Në secilin variant, punëdhënësi është përgjegjësi kryesor, sepse ai është i obliguar që të garantojë siguri në punë”, ka thënë Leci.

Leci ka thënë se ka raste kur Ka raste kur komunat dhe institucionet japin leje aty ku ka rrjet elektrik dhe rrezikohet jeta e punëtorëve.

“Kemi pasur një rast në Ferizaj”, ka thënë ai.

Edhe Qeveria planifikon që ta rrisë numrin e inspektorëve nga 35 në 400, vendimi mirëpritet Arbëri Qeveria planifikon që ta rrisë numrin e inspektorëve nga 35 në 400, vendimi mirëpritet

Në fund, Leci ka treguar se Inspektorati ka shqiptuar afërisht 240 gjoba për të gjitha shkeljet në nivel të Kosovës.

“Gjoba më shumë e ka efektin e ngritjes së vetëdijes te punëdhënësit, sesa që është prioritet i yni. Është mekanizëm”, ka thënë Leci, teksa ka treguar se gjoba më e lartë që e kanë shqiptuar ka qenë 40 mijë euro, për një subjekt në ndërtimtari.