Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lë mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes edhe Rexhep Selimi

Edhe anëtari i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka dal nga mbledhja e Kryesisë e cila ka filluar në orën 13:00 dhe po vazhdon ende.

Selimi tha se po diskutojnë për shumë tema ndërkaq tha se kjo është mbledhje e rregullt e Kryesisë së Vetëvendosjes.

Ai tha se pas mbledhjes dikush nga VV do të dalë që të flasë për media.

Pak më herët ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje nënkryetari i parë, Dardan Sejdiu ndërsa para dy ditësh ka dhënë dorëheqje edhe Visar Ymeri, deri atëherë kryetar i kësaj partie.

Artikuj të ngjashëm