Arbëri

LDK-VV: Komuna e Shtimës me kontrata pa zotim të mjeteve

Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Shtime, kanë kritikuar Komunën për planifikim dhe realizim të disa projekteve kapitale pa zotim të mjeteve.

Sipas opozitës, ura në qytezën e Shtimes, pastaj rruga “Kuvendi i Arbrit”, projektet e kanalizimit në fshatrat Zborc dhe Mollopolc, pastaj edhe asfaltimi i rrugëve në lagjen “Çamëria” janë në përfundim e sipër, mirëpo nga këshilltarët është kërkuar miratimi që financimi i tyre të bëhej me buxhet të vitit të ardhshëm. Sipas opozitës, një varg projektesh kapitale janë realizuar në prag të fushatës së fundit zgjedhore pa zotim të mjeteve ndërkohë pagesat do t’u bëhen kompanive në vitin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, pretendimet e opozitës i ka hedhur poshtë Komuna e Shtimes duke sqaruar se nuk është realizuar asnjë projekt pa zotim të mjeteve, njëkohësisht ka kërkuar nga subjektet opozitare të kërkojnë qasje në dokumente publike për secilin projekt të dyshuar për të parë më saktësisht se për shumë projekte lidhen kontrata dyvjeçare.

Besnik Seferi, këshilltar në KK të Shtimes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar komunën për keqmenaxhim të projekteve kapitale. Sipas tij, Komuna po realizon projekte kapitale pa zotim të mjeteve.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)