Gjatë ditës, PDK-ja dega në Lipjan nëpërmjet një komunikate ka akuzuar qeverisjen e LDK-së me arsyetim se e ka zhytur komunën në borxhe prej 4.5 milionë eurosh, duke lidhur kontrata me operatorë ekonomikë pa zotim të mjeteve.
Ndërkohë, Komuna e Lipjanit nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se deri tash nuk është lidhur asnjë kontratë pa zotim të mjeteve.
“Kontratat e lidhura nuk mund të paguhen pa u kryer punimet. Detyrimet kontraktuale nuk janë borxhe deri sa nuk përfundojnë punimet. Komuna ka kontrata të lidhura për projekte në infrastrukturë siç janë: Asfaltimet e rrugicave në fshatra të ndryshme, ndërtimin e fushave sportive, palestra sportive, objekti ri i komunës etj. Ka kontrata për shërbime të mirëmbajtjes dhe të tjera të cilat mundet të shpenzohen vetëm kur përfundojnë punimet”, thuhet midis të tjerash në komunikatën e Komunës së Lipjanit.
Sipas tyre, tendenca për t’i i paraqitur kontratat e lidhura si borxhe të komunës është tendencë për të barazuar keq menaxhimin e të kaluarës të buxhetit komunal me menaxhimin e tanishëm për të cilin nga Raporti i Auditorit të Jashtëm merr vlerësimin dhe kualifikimin më të mirën të mundshëm me kualifikim të pamodifikuar. “Të vetmet borxhe Komuna i ka akoma ato që janë të trashëguara nga ish pushteti”, thuhet në reagim.
-
Opozita akuzon ekzekutivin e Lipjanit për kontrata pa zotim të mjeteve
-
Prej pasluftës, Lipjani pa stacion të autobusëve
-
Përmirësimi i dokumentit për harta zonale në Lipjan përplas pushtetin me opozitën
-
VV-ja akuzon PDK-në për koalicion “të heshtur” me LDK-në në Lipjan
-
PDK-ja në Lipjan akuzon qeverisjen lokale për keqpërdorim të parasë publike