Një kumtesë për medie e Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se koalicioni parazgjedhor LDK-AKR- Alternativa e Lëvizja për Drejtësi, me emrat e kandidatëve për deputetë në listën e publikuar, qytetarëve u ofruar një listë të cilët përfaqësojnë unitetin politik e qytetar të Kosovës dhe se do ta vazhdojë betejën për kapjen e shtetit.
Kumtesa shton se lista e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
LDK, me koalicionin, është e bindur në fitore dhe në fund të kumtesës thotë:
“Fitorja e koalicionit tonë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 do t’i japë fund izolimit ndërkombëtar të Kosovës, duke liberalizuar fillimisht vizat për qytetarët e Kosovës, për t'i hapur rrugën procesit të integrimit të plotë euro-atlantik të Kosovës”.
-
AKR-ja e PD-ja garojnë në listën e LDK-së
-
AKR-LDK garojnë bashkë në zgjedhje, s’është vendosur në koalicion apo në listë të përbashkët
-
LDK-ja s’do koalicion me AKR-në, por të garojnë me listë të përbashkët
-
LDK, e gatshme t’i vazhdojë negociatat me VV-në, por “mbi bazën e mirëbesimit dhe partneritetit”
-
LDK: Kemi vullnet të arrijmë marrëveshje bashkëqeverisëse e afatgjate me Vetëvendosjen