Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-së i bashkohet ushtaraku Gëzim Hazrolli

Lumir Abdixhiku dhe Gëzim Hazrolli

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar, siç e ka quajtur ai, një nga figurat më të shquara të mbrojtjes kombëtare, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli. 

“Me mbi tri dekada uniformë, Hazrolli i bashkohet LDK-së jo vetëm si profesionist i rrallë, por si simbol i disiplinës, integritetit dhe karakterit që vendi ynë sot ka nevojë t’i rikthejë në qendër të jetës publike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se për shërbimin e tij, Hazrolli është nderuar me Medaljen Presidenciale Ushtarake dhe me Medaljen për Shërbime të Shquara, Medaljen e Karrierës.

“Sot, ardhja e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës përçon një mesazh të qartë: njerëzit e shtetit po kthehen në politikë; njerëzit e përgjegjësisë po bashkohen në një projekt që synon rend, stabilitet dhe orientim të palëkundur euroatlantik. Gjeneral Hazrolli i bashkohet LDK-së për një arsye të thjeshtë dhe të madhe: sepse Kosova ka nevojë për shtet, jo spektakël; për institucione të përgatitura, jo improvizim; për drejtim të qetë, të matur dhe të sigurt - jo aventurë politike”, ka shkruar Abdixhiku.