Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK: Qeveria ka vendosur që për qëllime politike t’i paralizojë komunat

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka pasur performancë të dobët gjatë dy vjetëve në pushtet në investime kapitale e edhe në menaxhim të përgjithshëm.

Ajo ka thënë se në këtë mënyrë, qëllimi i kësaj qeverie është t’i paralizojë komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se partia që po qeverisë e ka marrë pushtetin me dhunë e urrejtje dhe po vazhdojnë të punojnë me të njëjtën mendësi.

“Me dhunë e urrejtje morën pushtetin e fatkeqësisht edhe në qeverisje vazhdojnë me të njëjtën mendësi. Nga kjo paarsyeshmëri politike çdo ditë e më shumë po ndëshkohen fatkeqësisht qytetarët. Një qeveri me performancë aq të dobët jo vetëm në investime kapitale, por edhe në menaxhim të përgjithshëm, ka vendosur që për qëllime politike t’i paralizojë komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake”, ka shkruar ajo.

Halimi më tej ka thënë se vetëm në komunat në veri të Kosovës, kjo qeveri “ka shpikur vetëmenaxhim”.

“E komunat tjera i sundon”, ka shtuar ajo.