Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targa të hënën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se nuk ka pranuar marrëveshje, ndërsa vetë Kurti ka thënë se Borrelli ka hequr dorë nga plani i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“LDK-ja vlerëson se stabiliteti dhe siguria janë kushte thelbësore për të arritur progres, si dhe për të ushtruar sovranitetin në gjithë territorin e saj. Shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës. Suksesin e garanton koordimi me aleatët tanë, ShBA dhe BE. Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova, siç ndodhi sot. Kosovës i duhen aleatët e saj, përkrahës historik të popullit të Kosovës. Kush i dëmton raportet me aleatët, rrezikon ta lë vendin tonë pa përkrahje. Kosova ka arritur deri këtu bashkë me aleatët dhe kështu duhet të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
-
Borrelli kritikohet për fajësimin e barabartë të palëve pas takimit në Bruksel
-
Borrell: Palët vunë parakushte për njëra-tjetrën, s’patën gatishmëri për pajtim
-
Kusari-Lila: Borrelli shfaqi anshmërinë sepse është mësuar që Kosova të lëshojë pe
-
Kurti: Borrelli në Bruksel iu përshtat qëllimit të Serbisë për targat, qëllimin e madh e hoqi nga agjenda
-
Kurti thotë se Borrelli iu përshtat qëllimit të Serbisë