Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria në dorëheqje dhe presidenti Hashim Thaçi kanë bërë së fundmi emërime të kundërligjshme të ambasadorëve të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për emërimet e kundërligjshme të ambasadorëve, që së fundi i ka bërë Qeveria e dorëhequr. Me këto veprime, Ministri i dorëhequr i Punëve të Jashtme, bashkë me Kryeministrin e dorëhequr Haradinaj dhe Presidentin Thaqi kanë degraduar edhe me tej shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, përkundër rastit në shqyrtim për kompetencat e Qeverisë së dorëhequr nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Në anën tjetër, sot Komisioni për Punë të Jashtme intervistoi deputetin Nait Hasani, që është propozuar për ambasador në Shqipëri. LDK ka bërë të ditur se anëtarët e këtij komisioni nga LDK-ja kanë refuzuar pjesëmarrjen.
“Veprimet e tilla janë në dëm të interesit publik dhe politizojnë edhe më tej shërbimin diplomatik. Krahas saj, Lidhja Demokratike dënon ashpër edhe veprimet e koalicionit në ikje PDK, AAK, NISMA dhe AKR për të ftuar mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme për emërimin e ambasadorëve politik një ditë para shpërndarjes së Kuvendit. Kryetarja e Komisionit dhe anëtarja e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, kanë refuzuar ta thërrasin këtë mbledhje dhe të marrin pjesë në të, sikur edhe në çdo rast tjetër të emërimit të ambasadorëve politik”, thuhet më tej në reagim.
Sipas LDK-së, “ky koalicion po e izolon çdo ditë e më shumë Republikën e Kosovës ndërkombëtarisht për qëllim të rehatimit të militantëve partiak në pozitat kyçe të institucioneve”.
LDK ka thënë se nëse ajo vjen në qeveri, “do të shqyrtohet ligjshmëria e secilit vendim të marrë pas dorëheqjes së Kryeministrit”.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është shumë e rëndësishme që secili vendim të realizohet në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe në përputhje me parimin e meritokracisë”, përfundon reagimi i Grupit Parlamentar të LDK-së.