Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një konferencë për media e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë Kurti dhe Presidentes Osmani për tërheqjen e ambasadorёve tё Kosovёs nga misionet diplomatike.
Ajo ka thënë se këto veprime e rrezikojnё funksionimin e shёrbimit tё jashtёm të vendit, si dhe limiton aftёsitё dhe mundёsitё e Kosovёs pёr tё qenё aktive nё arenёn ndёrkombёtare, pikёrisht kur bota po del nga pandemia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Tёrheqja e Ambasadorёve pa njё plan, pa njё vlerёsim tё punёs sё tyre, dhe mbi tё gjitha nё mёnyrё tё padinjitetshme karshi punёs dhe integritetit tё tyre, tregon qё kjo qeveri nuk e ka idenё se si tё pёrfaqёsojё Kosovёn jashtё vendit dhe si tё sillet me shtetet me tё cilat Kosova ka marrёdhёnie diplomatike.", ka thënë ajo.
Musliu-Shoshi ka theksuar se tërheqja e ambasadorit nga Haga tregon se Qeveria Kurti po synon ta vështirësojë edhe më tej mbrojtjen e çlirimtarëve në Gjykatën Speciale.
"Ёshtё skandaloze, por pjesё e veprimeve tё javёve tё fundit, qё Kosova tё tёrheqё Ambasadorin nga Haga, i cili përveç që njeh veprimtarinё e Gjykatёs Speciale dhe komunikimin me tё nё emёr tё shtetit tё Kosovёs, ka pasur marrёdhёnie dhe kontakt personal me tё gjithё çlirimtarët qё po mbahen padrejtësisht nё Hagё, si ish-presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe të tjerë.", ka thënë ajo.