Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Largimi i ambasadorëve me “çelës politik”, skandali më i madh në politikën e jashtme

Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për të liruar nga detyra 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës në misione diplomatike.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur ky veprim përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës dhe e dëmton imazhin e vendit.

“Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me ‘çelës politik’ është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”, ka shkruar ai.