Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së, anëtarin e kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imerin.
Imeri ishte një prej veprimtarëve i cili dha kontribut për çështjet kombëtare por gjithashtu si njohës i shumë gjuhëve të huaja, drejtpërdrejt raportoi në demaskimin e propagandës serbe anti-shqiptare, para mediave ndërkombëtare. Hakiu dha kontribut të veçantë në shtyllën e arsimit shqip dhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me shumë intelektualë, ndër ta Anton Çetën dhe Idriz Rrecin”, thuhet në një komunikatë për media.
Më tutje thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’u jetë mirënjohëse të gjithë aktivistëve të cilën në rrethana dhe kohëra të vështira dhanë kontribut për Kosovën.
-
Haziri: Rikthimi i madh i LDK-së ndodh me marrëveshje të madhe politike
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Rama: LDK-ja duhet të qëndrojë e bashkuar, ta luftojë autokracinë
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Mihali: LDK-ja duhet ta mbrojë shpinën nga Rama