Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështes marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi , ndërsa pas ratifikimit do të kërkojë shkarkimin e Qeverisë.
Kështu tha sot shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore për media.
Në këtë konferencë Hoti komentoi edhe vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel në Kosovë ndërsa foli edhe për idenë për shkëmbimin e territoreve.
Hoti tha se kjo ide është shqetësuese duke kërkuar kështu që mos të eksperimentohet me ide të tilla.
E ardhmja e Kosovës sipas tij është përcaktuar nga Prishtina në Bruksel dhe nga askush tjetër.
Edhe
LDK s’jep afat, por thotë se e ka ndërmend mocionin për rrëzimin e Qeverisë
Hoti foli edhe për shtyrjen e seancës e cila ishte dashur që të mbahet dje duke thënë se kjo është në kundërshtim me rregulloren.
“Seanca mund të shtyhet vetëm nga Kryesia e Kuvendit, mendojmë që është papërgjegjësi e kryetarit të Kuvendit”, tha Hoti.
-
LDK: Haradinaj të dorëhiqet nga Qeveria, Thaçi nga dialogu me Serbinë
-
Hoti: LDK e voton demarkacionin, obligim i qeverisë t’i sigurojë votat
-
Qeveria dhe analistët s’besojnë në mocionin e opozitës për zgjedhje të reja, demarkacioni mund të kalojë
-
LDK konsultohet me koalicionin qeverisës për demarkacionin, shpreson të jenë siguruar votat