Pas certifikimit të rezultateve LDK do të jetë e hapur për të gjithë. Këtu përjashtohet fuqishëm një bisedim i mundshëm me PDK-në.
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në intervistën e parë pas mocionit të rrëzimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të 11 qershorit, për Rubikon të KTV-së, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do t’i bashkohet ndonjë liste.
Bisedimet do të jenë vetëm për bashkëqeverisje ku nuk do të lëshojnë pe për postin e kryeministrit.
“Ne nuk kundërshtojmë që të ulemi e të bisedojmë me LVV-në por do të bisedojmë pas certifikimit të rezultateve. Jo ti bashkohemi Vetëvendosjes por të bashkëqeverisim”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Isa Mustafa s’e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryeministër
-
Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së
-
Mustafa paralajmëron vetëm edhe një takim vendimtar me Kurtin
-
Mustafa: Nëse ne i besojmë VV-së për kryeministër, edhe ata duhet të na besojnë për president
-
Mustafa: Pa certifikimin e rezultateve, me Kurtin mund të takohem vetëm për kafe