Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar koalicionin qeverisë PAN, në veçanti Qeverinë që në prag të 11-vjetorit Pavarësisë së Kosovës po përpiqet t’i mbulojë dështimet, duke e quajtur këtë vit të ekonomisë.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se Telekomi i Kosovës është në kolaps total, ku përveç humbjeve dhe rënies së të hyrave, është bërë kompani për mbi-punësim me militant partiak.
Ai po ashtu ka përmendur edhe kamatën prej 30 milionë për Z-mobile, si dhe dështimin e fundit siç tha ai për kredinë 20 milionë euro, përcjell kp.
Sipas Mustafës, dështimet në Telekom dhe në ndërmarrje tjera janë dhjetëra e qindra miliona euro humbje.
Zëdhënësi Mustafa tha po ashtu se dështim tjetër është edhe rënia e investimeve të huaja, rënia e eksporteve dhe rritja e importit.
Ndër të tjera, ai ka thënë se Kosova ka një papunësi 30.7 për qind ose mbi 50 për qind e të rinjve janë të papunë.
-
“Në prag të Pavarësisë, Qeveria po përpiqet t’i mbulojë dështimet”
-
LDK: Pushtet i paaftë që po i kushton shtrenjtë Kosovës
-
LDK-ja akuzon Qeverinë se i mashtroi qytetarët në çështjen e pagave
-
LDK: Qeveria po e injoron sektorin privat, kontribuuesin më të madh tatimor
-
LDK: Qeveria ka paraqitur pako të re në panik, s’do të ketë ndikim