Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për paaftësi në qeverisje.
Sipas tyre vlera e deficitit në këtë Qeveri ka shënuar rekord për periudhën e pasluftës. “Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar. 5 miliardë euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhën e pasluftës”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.
Sipas LDK-së ka rritje rekorde e importeve, siç theksohet, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike
“Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor. Asnjë investim i huaj në prodhim. Ky pushtet është i paaftë! Kjo qeverisje po i kushton Kosovës shtrenjtë!”, thuhet në postim.
-
LDK-ja kritikon Qeverinë për energjinë elektrike: Paaftësia e tyre po na kushton
-
LDK: Nga premtimi për reciprocitet, në rekord të importit nga Serbia
-
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat
-
LDK: U miratua një dokument pa vlerë juridike, përpjekje e dëshpëruar për blerje votash
-
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin, ai dhe qeveria e tij s’e kuptojnë ekonominë