Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, deklaroi të martën, se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme për krizën në arsim, derisa tha se kryeministri Albin Kurti, nuk po dëshiron të dialogojë me sindikalistët. Shtoi se Kurti edhe po tallet me mësimdhënësit.
Lushtaku tha para mediave se asnjëherë nuk ka ndodhur që në Kosovë, shkollat të qëndrojnë të mbyllura për afro pesë javë.
“Janë 318 mijë nxënës në shtëpi sepse Qeveria jonë nuk është e gatshme të gjejë zgjidhje për ta. Asnjëherë nuk ka ndodhur në Kosovë që shkollat të jenë të mbyllura për kaq shumë kohë. Ky komoditet që ka marrë Qeveria nuk i takon asnjë qeverie në botë. Duhet të gjendet një zgjidhje sa më shpejt, që nxënësit të kthehen në shkolla dhe kërkesat e mësimdhënësve të adresohen”, tha ajo.
Sipas Lushtakut, kriza e arsimit është një ndër më të thellat që e ka goditur Kosovën.
“Kriza është rritur, inflacioni është rritur. Qeveria s’po arrin ta menaxhojë këtë. I bëjmë thirrje Kurtit që ta gjejë mënyrën të dialogojë me sindikatat dhe Këshillin Grevist që sistemi arsimor të zhbllokohet”, tha ajo.
Edhe
Lushaku: Kurti nuk po e do Vjosa Osmanin dhe as kompromisin me LDK-në
Për grevën në arsim, të martën, ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
-
Lushaku për Kurtin: Thoshte t’i jap disa poste ministrore, aty ku unë jam zot shtëpie
-
Kosova drejt zgjedhjeve të reja
-
Çitaku: Konferenca e Kurtit ishte material për komedi nëse Kosova s’do të ishte në gjendje të rënduar
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri