Zyrtarët e partisë opozitare në Obiliq, LDK, kanë akuzuar kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi (AAK), dhe nënkryetarin, Ajet Berisha (LB), se janë duke bërë garë se kush po punëson më shumë militantë të partive të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Shaip Paloja, ka thënë se të punësuarit partiakë janë duke i “mbuluar” me “kontratë në vepër”. Krahas kësaj ai ka theksuar se që të dy zyrtarët e lartë komunalë janë duke i keqtrajtuar dhe diskriminuar të gjithë shërbyesit civilë që nuk u përkasin partive në pushtet.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë akuzuar kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, për injorim të Kuvendit kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërmjet Komunës e institucioneve të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
LDK-ja s’e pranoi dorëheqjen e Gashit, ky i fundit e tërheq
-
Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK
-
Abdixhiku: Obiliqi meriton qeverisjen më të mirë – mbështetje për Xhafer Gashin
-
Kryetari i Obiliqit flet në Kuvend për “frikën e drejtorëve nga ngacmimet seksuale”, reagon Vetëvendosja
-
AAK-ja i bashkohet LDK-së në bashkëqeverisje në Obiliq