Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë tha se do të mbetemi si Palestina nëse humbim kohë pa konsensus.
Por, këtë deklaratë, udhëheqësit e opozitës po e konsiderojnë të rrezikshme.
“Secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues dhe secili krahasim me shtetësinë e Palestinës përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook, raporton KTV.
Hoti tha se Presidenti i Kosovës, i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ka marrë pjesë në takimin e parë ku, sipas tij, “ai i hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë”.
Edhe
Hoti: Presidenti e paralizoi shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht, e PAN-i na la pa viza
Ai thotë se për LDK-në, shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë Procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Prandaj, është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend urgjentisht të vendosin vijë të kuqe për Presidentin që, i paautorizuar, ka marrë në dorë fatet e vendit”, theksoi shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti.
-
Vetëvendosje: Qeveria Koti e Hashim Thaçit në linjë të njëjtë me Serbinë
-
Hoti: Kryeministrin nuk e japim, me VV-në kemi dallime substanciale
-
LDK vlerëson se Kosova në këto 11 vjet asnjëherë s'ka qenë më keq
-
Hoti thotë se s’duhen bërë eksperimente me shtetësinë e Kosovës, “platformë për dialog është Kushtetuta”