Veprimet e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i ka quajtur angazhime anti-kushtetuese të cilat e kanë paralizuar konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Hoti thotë se tashmë edhe vendet më përkrahëse të Kosovës kanë formësuar qëndrimin e tyre se çdo progres i Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike të varet nga dialogu me Serbinë.
“Kjo qasje e Presidentit e kanë vënë në rrezik krejt atë që kemi arritur me aleatët tanë tash e dy dekada. Rreziku është se një gjë që e kemi fituar me luftë, tash ta diskutojmë në dialog. Dhe kjo qasje e Presidentit e ka marrë miratimin e heshtur të Qeverisë”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook, raporton Koha.net.
Tutje, deputeti i LDK-së foli edhe për qeverisjen qendrore, duke thënë se në vetëm një vit të qeverisjes, koalicioni PAN na ka larguar nga BE-ja ndërsa sot Kosova është në pikën më të ulët të përkrahjes ndërkombëtare në tri dekadat e fundit.
“Viti po përmbyllet me qeverisje pa legjitimitet të koalicionit PAN, i cili nuk ka guxim të përballet me qytetarët. Ajo që e bashkon sot Qeverinë, Presidentin dhe Kryeparlamentarin nuk është dialogu, por interesi për të mbetur në pushtet”, deklaroi Hoti.
Më tej, shefi i deputetëve të LDK-së tha se transformimi i FSK-së në Ushtri u arrit me aleatët tanë, sidomos me ndihmën e SHBA-së.
Edhe
Hoti: Konsensusi për dialogun nuk bëhet si po mendon PAN-i, duke marrë me vete PSD-në e Alternativën
Por, siç shton ai, qytetarët mbetën pa viza. “Qeveria e dobësoi miqësinë e Kosovës me partnerët tanë, por e thelloi miqësinë me korrupsionin, krimin dhe nepotizmin. Kjo është arsyeja që nuk po shtohen njohjet, po reduktohen aleatët dhe pamundësohen anëtarësimet në organizata ndërkombëtare”, deklaroi Hoti.
Në fund, zyrtari i LDK-së thotë se karshi kësaj situate, partia e tij po mban qëndrime të qarta në mbrojtje të shtetit të Kosovës.
“LDK është e para, me përkrahjen më të madhe qytetare. Në vitin që po hyjmë na presin angazhime të rëndësishme. Ne do iu dalim në ballë proceseve, sepse e kemi obligim kushtetues dhe kombëtar ta mbrojmë Kosovën dhe qytetarët e saj”, theksoi në fund të deklarimit të tij, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti.
-
Hoti: S’kemi besuar se një përfaqësues i UÇK-së e vë në dyshim shtetësinë e Kosovës
-
Hoti: Thaçi me idenë për korrigjim kufijsh theu besimin e komuniteteve
-
Hoti: Propozimi i Thaçit për korrigjim kufijsh ushqen politikën refuzuese të politikanëve serbë në Kosovë
-
LDK: Krahasimi që Thaçi po i bën Kosovës me Palestinën dëmton skajshmërisht pozicionin ndërkombëtar të Republikës