Grupi Parlamentar i LDK-së ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar për të debatuar lidhur me aksidentet në komunikacion.
Në një njoftim për media, kjo parti ka thënë se rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion, e që në shumë raste po përfundojnë me vdekje apo lëndime të rënda trupore e dëme të mëdha materiale, është bërë dukuri shumë shqetësuese.
“Kontrollimi dhe monitorimi i gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë, bazuar në numrin në rritje të aksidenteve, është dëshmi se nuk po bëhet konform ligjeve të miratuara”, ka thënë LDK-ja në njoftim.
GP i LDK-së ka thënë se ka kërkuar që të debatohet lidhur me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve të rinj.
-
Haradinaj bën thirrje për kujdes në komunikacion, pas vdekjes së pesë personave të shtunën
-
Qeveria, e shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet, kërkon masa nga Policia
-
“Situata e sigurisë në rrugët tona shumë shqetësuese”
-
Policia: Situata e sigurisë në rrugët tona shumë shqetësuese
-
Aksidentohet deputetja e VV-së, Tinka Kurti