Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK këmbëngul për zgjedhje, paralajmëron mocion votëbesimi për Haradinajn

Deportimi i shtetasve turq, dalja e Listës serbe nga Qeveria dhe qëndrimi i Kryesisë së LDK-së se vendi s’mund të udhëhiqet më tutje nga “Qeveria e pakicës”, janë tri temat që shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti zgjodhi t’i adresojë përmes konferencës së rregullt javore të kësaj partie.

Hoti përsëriti kërkesën që vendi të shkojë në zgjedhje, dhe se para mbajtjes së zgjedhjeve partitë të arrijnë një marrëveshje për datën e zgjedhje përmes një tryeze të përbashkët.

“Vendi nuk mund të qeveriset më tutje nga kjo qeveri e pakicës, si rezultat temat e mëdha nuk mund të adresohen nga kjo qeveri, e në veçanti dialogu me Serbinë, po flitet shumë për këtë marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare me Serbinë, por kjo nuk mund të arrihet me këtë pakicë parlamentare, të keni parasysh që janë afër 350 mijë vota shqiptare që janë në opozitë, në krahasim me pak mbi 200 mijë vota që janë në pozitë. Si rezultat i këtyre zhvillimeve vendi detyrimisht duhet të shkojë në zgjedhje, jo vetëm pse dëshiron LDK-ja, por sepse vendit i duhet një qeveri stabile me viziton të qartë. Ne kemi ofruar opsionin tonë për një tryezë të përbashkët të partive politike për të dakorduar një datë të zgjedhjeve dhe vendimet që duhet të ndodhin në ndërkohë. Sepse është me rëndësi që zgjedhjet të mos mbahen me nguti brena 30 ditëve. Nëse kjo nuk ndodhë ne jemi të obliguar që ta qojmë përpara moc ionin e votëbesimit për Qeverinë”, tha Hoti.

Hoti tutje tha se partitë duhet ta marrin seriozisht kërkesën e LDK-së për zgjedhje.

Hoti kritikoi Kryeministrin Ramush Haradinaj për mungesën në seancën e jashtëzakonshme për deportimin e shtetasve turq, kurse për Presidentin Hashim Thaçi tha se ka tejkaluar kompetencat ligjore.

Edhe LDK përsërit: Qeveria duhet të shkojë Video LDK përsërit: Qeveria duhet të shkojë

“Nga debati u vlerësua, nga shumica e deputetëve se kryeministri ka dështuar të kryejë detyrën e vet, obligimin e tij ligjor dhe kushtetues për të siguruar zbatimin e plotë të të drejtave elementare njerëzore, dhe të ketë nën mbikëqyrje institucionet përkatëse. Ndërkaq presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese”, u shpreh Hoti ndër tjerash.

Madje Qeverinë Haradinaj Hoti e sheh si të rënë.