Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja ua tregon strukturave vijat për dialogun e kufijtë, e çështje tjera politike në vend

Kryesia e LDK-së, po vazhdon takimet me strukturat e saj, në të cilat, sipas njoftimit për media, po bëhen për të mobilizuar strukturat e partisë për nevojën për zgjedhje të reja parlamentare.

Këtë të shtune, Kryesia e kësaj partie ka qëndruar në Vushtrri, në takimin që e ka hapur kryetari i degës, Hysni Gërguri.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se dialogu, kufijtë shtetërorë, Forcat e Armatosura, listat e fryra të veteranëve vazhdojnë të jenë pika kryesore të debateve me të gjitha strukturat. Sipas komunikatës për media, Beqiri kërkoi një aktivitet të shtuar në terren, biseda direkte me qytetarë dhe propozime konkrete për programin e ardhshëm qeverisës së LDK-së, “sepse jo vetëm sondazhet që nxjerrin LDK-në fituese por edhe vota e qytetarit do ta vërtetojë”.

“Skënder Hyseni, anëtar i kryesisë së LDK-së, hapur ka shprehur qëndrimet e LDK-së, vijat e LDK-së për dialogun dhe çështje tjera tejet të rëndësishme për vendin. Ai po ashtu bën të qartë që të gjitha shqetësimet e strukturave të LDK-së dhe qytetarëve jo vetëm që do të adresohen por edhe do ta marrin zgjidhjen më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

Sipas njoftimit, Vjosa Osmani, deputete e Kuvendit të Kosovës ka folur për situatën aktuale, aktivitetet e Grupit Parlamentar të LDK-së duke përfshirë edhe mocionin, dhe ka thënë që institucionet kanë mbetur pa legjitimitet dhe vendi është në një krizë institucionale. Ajo, ndër të tjerash ka folur për një program politik konkret të LDK-së, ku secili i ri do ta gjente veten.

Edhe LDK-ja e gatshme për zgjedhje, edhe në Mitrovicë kërkon mobilizim Arbëri LDK-ja e gatshme për zgjedhje, edhe në Mitrovicë kërkon mobilizim

Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas, inkurajuar modelin e degës dhe forumeve dhe ka kërkuar të vazhdojnë të unifikuar dhe bashkërisht të punojnë për mirëqenien e të gjithëve, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri foli më shumë për qeverisjen lokale, duke shprehur besimin se qyteti i Vushtrrisë po ndryshon me qeverisjen e LDK-së. Aty ka folur edhe kryetari i FRLDK-së, Fidan Rekaliu.