Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja u jep 3 javë afat partive – analistët s’i besojnë “kërcënimit” të LDK-së

Vetëm brenda kësaj jave, së paku tri tryeza janë organizuar nga partitë politike dhe shoqëria civile, ku janë diskutuar temat e njëjta.

Të tilla pritet të ketë së paku çdo javë, tash kur është vendosur që të gjitha partitë me rrotacion të thërrasin tryeza në kërkim të pajtimit për temat e mëdha, raporton KTV.

LDK-ja të mërkurën e nisi dhe e përfundoi radhën e saj të takimeve, ndërsa pasuese pritet të jetë PDK-ja.

Por, në LDK thonë se nuk do të presin gjatë nëse nuk do të ketë rezultate nga këto takime.

Por, politologu Ramush Tahiri thotë se në tryeza të tilla vetëm po blihet kohë e sipas tij edhe vetë LDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje.

Ai nuk beson që LDK-ja do të bëjë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Edhe LDK-ja u jep 3 javë afat partive – analistët s’i besojnë “kërcënimit” të LDK-së Video LDK-ja u jep 3 javë afat partive – analistët s’i besojnë “kërcënimit” të LDK-së

Në tryezën e thirrur nga LDK-ja të mërkurën janë diskutuar shumë çështje, përfshirë dialogun, asociacionin, ushtrinë por edhe zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, ky takim përfundoi vetëm me marrëveshje për çështje teknike, që takimet të vazhdojnë e të njëjtat të jenë me rrotacion.