E hapur pritet të mbetet çështja e presidentit, në rast të formimit të një qeverie të re nga Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me AAK-në, Nismën e minoritetet.
Kjo pozitë ishte problematike edhe gjatë diskutimeve të partisë së Isa Mustafës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lidhur me këtë çështje, KOHA ka provuar të kontaktojë me LDK-në, mirëpo që nga e enjtja nuk ka marrë përgjigje. Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje janë të bindur se për postin e kreut të shtetit, LDK-ja ka marrëveshje paraprake me presidentin Hashim Thaçi, raporton KOHA.
Ndonëse nuk beson që LDK-ja do të diskutojë me AAK-në e Nismën për këtë post, Naim Rashiti thotë se presidenti i ardhshëm do të duhej ta unifikonte skenën politike.
Mandati i presidentit Hashim Thaçi përfundon në prill të vitit 2021. Posti i tij ishte një ndër temat e diskutimeve disamuajshe mes Vetëvendosjes e LDK-së për koalicionin qeverisës, i cili u shkëput në fund të muajit mars.
-
LDK-AAK-Nisma mohojnë të kenë diskutuar për postin e presidentit në takimin e sotëm
-
Haziri: Emri i presidentit kalon nga zyrat e LDK-së, dihet se kush bëhet
-
Vetëvendosje thotë se Thaçi synon edhe një mandat me votat e LDK-së e AAK-së, këto e mohojnë
-
LVV druan nga “kontrolli presidencial” i LDK-së mbi diplomaci, gjyqësi e mekanizma të sigurisë
-
LDK e LV e kanë në tavolinë opsionin e presidentit konsensual