Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhja e presidentit kalon nga zyrat e LDK-së. Sipas tij, njëjtë siç kaloi edhe zgjedhja e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.
E kur bëhet kështu, Haziri thotë se “dihet kush bëhet president”.
“Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…”, ka shkruar ai.
Çështja e presidentit është diskutuar kohëve të fundit në vend. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm ta marrë këtë post. Ndërkaq është përfolur edhe emri i Isa Mustafës.
Mandati i presidentit Hashim Thaçi zyrtarisht përfundon në prill të vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm
-
Haziri: Emri i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së
-
Haziri: Përpos Isa Mustafës, LDK nuk ka emër tjetër për postin e presidentit
-
LDK-ja s’tregon nëse do të negociojë me AAK-në e Nismën rreth pozitës së presidentit
-
Krerët e LVV-së dhe LDK-së e diskutojnë edhe postin e presidentit, Thaçi ta përfundojë mandatin
-
Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së