Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhje të brendshme në disa degë të partisë.
Kryesia e LDK-së në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të partisë shpalljen e zgjedhjeve në Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Han të Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë e Mitrovicë.
“Zgjedhjet do të organizohen në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së, pasi që të ketë përfunduar procesi i regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së në këto degë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja në Facebook.
Në këtë mbledhje thuhet se u vendos gjithashtu që Këshillit të Përgjithshëm t’i kërkohet që të shpallë zgjedhjet e rregullta të Forumit të Gruas të LDK-së dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së që duhet të organizohen dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2022.
“Po ashtu, Kryesia mori vendim që të formojë Ekipin për Hartimin e Programit Politik dhe Qeverisës ‘Platforma 2025’. Ky program do të jetë dokumenti bazë i orientimit politik dhe veprimit partiak të LDK-së dhe anëtarëve të saj përgjatë viteve të ardhshme, një dokument politik gjithëpërfshirës, me parime dhe zgjidhje të qarta të problemeve bazike dhe kronike në Republikën e Kosovës, si dhe me objektiva të arritshme të rrugëtimit tonë shtetëror në interes të qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
-
PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme
-
Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme në PDK: Janë hap i domosdoshëm për forcimin e partisë
-
Pas rezultatit zgjedhor, PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
-
Mblidhet kryesia e LDK-së, do të nominohet kandidati për kryeministër
-
LDK-ja thërret Kuvend të ri zgjedhor