Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja reagon për sjelljet e deputetit Haradinaj ndaj Zemajt

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për sjelljet e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

Të enjten derisa Zemaj po fliste në Kuvend, Haradinaj në videon e publikuar nga Hoti, shihet duke ia shtyrë mikrofonin dhe këtë veprim shefi i GP të LDK-së e ka quajtur veprim jo parlamentar dhe të dënueshëm, transmeton Koha.net.

“Sjellja e Deputetit Haradinaj ndaj Deputetit Zemaj ne seancen parlamentare te enjten me 12 korrik, i cili po e kryente detyren e Kryetarit te Grupit Parlamentar te LDK-se, eshte e papranueshme, joparlamentare dhe e denueshme”, ka shkruar Hoti.

“Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se. Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike. Kjo nuk do te tolerohet. Ata dhe kushdo tjeter do te perballen me refuzim te fuqishem nga LDK dhe qytetaret e Kosoves”, ka shkruar ai.

“Forca e muskujve dhe sjelljet brutale e dhuna nuk mund te percaktoje zhvillimet politike ne Kuvend dhe ne Kosove pergjithesisht. Sjelljet e tilla, per nje kohe te gjate, e kane quar LDK-ne ne kufirin e tolerances se saj politike ndaj kundershtareve te saj”, ka porositur Hoti.

Hoti ka thënë se veprimi i Haradinajt është model i qeverisjes brutale të qytetarëve të Kosovës, që sipas tij, do ta ndalojë LDK-ja.

lexoni edhe: Me akuza për haraç e vrasje u shoqërua seanca e sotme, debat i ashpër për Ndërtimet pa Leje