Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi i quan agresive reagimet e deputetëve të VV-së në sallën e Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur sjellje agresive reagimin e deputetëve të LVV-së për moslejimin e futjes së zv.kryeministrit Driton Selmanaj në Kuvendin e Kosovës.

Gashi ka deklaruar se sjelljet e VV-së janë agresive dhe të paarsyeshme, duke thënë se veprimet e sotme kishin potencial dhune.

“Askush nuk mundet t’ia imponojë vullnetin Kuvendit. Veprimet që i pamë sot kishin potencial dhune. Nëse kanë vërejtje për ndonjërin nga anëtarët e Qeverisë, Kushtetuta i parasheh mekanizmat demokratik të veprimit e i cili është mocioni i mosbesimit, i cili mund të bëhet ndaj Qeverisë në tërësi apo ndaj ndonjë individi në veçanti. Sjellja e dhunshme dhe pamundësimi i mbajtjes së seancës është i papranueshëm”, ka deklaruar në një konferencë për media.

Deputeti i LDK-së ka potencuar se Kuvendi i Kosovës po kapet peng nga drejtuesja e Kuvendit dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Drejtuesja është e detyruar që të garantojë kushtet për mbarëvajtje dhe secili deputet ta kryejë detyrën e tij, por jo në mënyrë të njëanshme të pamundësohet fjala në cilësinë e kryesueses së Kuvendit. Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë që vullneti qytetar dhe demokratik të shkelet me veprime të dhunshme”, ka thënë tutje.

Edhe Gashi: Nëse vazhdon kjo sjellje e udhëheqësve të seancave do të përsëriten tensionet në Kuvend Arbëri Gashi: Nëse vazhdon kjo sjellje e udhëheqësve të seancave do të përsëriten tensionet në Kuvend

Gashi ka bërë me dije se Selmanaj do të jetë prezent në sallën e Kuvendin në secilën seancë ku kërkohet prezenca e tij.

“Çka mund të them është se kemi institucione kushtetuese funksionale. Sapo t’i afrohemi afatit për zgjedhjen e presidentit nëse s’ka zgjidhje, do të kemi zgjedhje”, ka thënë tutje ai.