Me akuza për haraç e vrasje u shoqërua seanca e sotme, debat i ashpër për Ndërtimet pa Leje

12 korrik 2018 19:13

Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka përplasur pozitën e opozitës në Kuvend.

I gjithë debati njëorësh, u bë për procedurat e votimit, pasi që opozita nuk mori pjesë në votim.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se me këtë veprim, po tregojnë se pozita nuk i ka votat e mjaftueshme.

Këto deklarta nxitën edhe debatin në mes të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj e Armend Zemajt të LDK-së.

Haradinaj i cili gjatë kohës sa po deklarohej Zemaj, përveç që ia preku mikorofonin, ia përmendi atij Jugosllavinë.

Pas kësaj, Zemaj i tha Haradinajt se dallimet mes tyre janë shumë të mëdha, ngase sipas tij, LDK- ja nuk e ka qëllimin te paraja, haraçi e vrasjet, sikurse Haradinaj, por tek interesi i përgjithshëm.

Ndërkaq, deputeti Memli Krasniqi, tha se e di qëllimin e VV-së për çka nuk po voton.

Këto deklarata, Konjufca i ka quajtur kërcënime.

Debat u bë edhe për rezolutën e VV-së dhe LDK-së, përmes së cilës, kërkohej anulimi i pagesës së 53 milionë eurove për Bechtel & Enkan, e cila nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme.

Në fillim të seancës, Kuvendi ka miratur në parim Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Mbështetje nga deputetët mori edhe projektligji për Efiçiencë të Energjisë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme