Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vazhduar fushatën në Batllavë.
Nga aty ai nuk ka folur shumë për investime konkrete. Sipas tij, për 2020 tashmë është i miratuar buxheti komunal dhe nuk mund të ndryshojë shumë. Por, këtë ka thënë se mund ta bëjnë në 2021, ose në rast se ka rishikim të buxhetit sivjet.
“Në 2020 është aprovuar buxheti, ndërsa për 2021 do të shohim. Për 2020 nuk mund t’i ndryshojmë as unë as ata që po qesin fall. Por ajo çka mund të ndryshojmë është nëse do të ketë rishikim të buxhetit. E atëherë do të shohim t’i fusim projektet e juaja që nuk janë të përfshira në këtë buxhet”, është shprehur Nexhmi Rudari.
Ai ka thënë se nuk do të mungojnë investimet asnë Metërgovc, as në Turuçicë ku kanë mbetur pak banorë. Kandidati i LDK-së ka preferuar më shumë të flas kundër kandidatëve tjerë që janë në këtë garë për të parin e Podujevës.
“Kemi ardhur t’iu përçojmë një mesazh oponentëve politikë që nuk kanë pse duken këtu, se kaq në numër nuk i kanë pasur në tubimin qendror, ata i kanë bartë me autobusë prej komunave tjera...Të tjerët që sorollaten vërdallë me autobusë e me pankarta, duhet të dinë që zgjedhjet nuk janë në tërë Kosovën, por vetëm në Podujevë”, ka theksuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës.
Ndërsa, deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ekrem Hyeseni, ka thënë se projektet e mëdha do të vazhdojnë me qeverisjen e LDK-së.