Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja kujton vrasjen e Bajram Kelmendit dhe bijve të tij, kërkon zbardhjen e rastit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot rastin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, ndërsa kërkon zbardhjen e këtij rasti, transmeton Koha.net.

“Sot, janë bërë 19 vite nga vrasja e avokatit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. Një ndër krimet më mizore dhe më të rënda që forcat e Serbisë kryen në Kosovë ishte vrasja brutale, 19 vjet më parë, e avokatit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit”, thotë LDK-ja përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

LDK-ja më tutje kërkon, “vazhdimisht nga institucionet e Kosovës që të punojnë në zbardhjen e rastit të familjes Kelmendi. Veprimtaria e avokatit Kelmendi ka lënë gjurmë të pashlyeshme për historinë e Kosovës. Kosova edhe sot ndjen dhembje të madhe për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij”.