Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja kërkon të trajtohet me urgjencë rritja e çmimeve, akuzon pushtetin për mosmbështetje të qytetarëve

Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka njoftuar se në Komisionin për Buxhet të mërkurën ka propozuar disa pika që, sipas tij, duhet të trajtohen me urgjencë dhe njëra prej tyre është rritja e çmimit të derivateve të naftës dhe energjisë elektrike.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, Mustafa ka thënë se Qeveria ka për obligim që të përkrahë qytetarët në rritjen e çmimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Propozova që të përfshihej pika e parë që bënte me çështjen e rritjes së çmimeve të derivateve dhe të energjisë, si dhe reflektimit zinxhir të këtyre çmimeve në të gjitha produktet e shërbimet tjera si transporti, ushqimi, inputet bujqësore dhe çdo aspekt i jetës dhe buxhetit të çdo qytetari të Kosovës. Jemi të vetëdijshëm që Qeveria e Kosovës nuk kontrollon tregjet ndërkombëtare të derivateve dhe nuk kërkojmë një gjë të tillë, por ka obligim ligjor dhe moral që të përkrahë qytetarët në këto rritje të çmimeve dhe t’i përkrah ata t’i bëjnë ballë këtyre rritjeve të çmimeve dhe kërkova që të përfshihej edhe pika në rend të ditës që të raportojnë në Ministrinë e Financave se çka po bën nëse po bën diçka për të mbrojtur dhe përkrahur qytetarët në rastin e rritjes së çmimeve”, ka thënë ai. 

Mustafa ka shtuar se deputetët nga radhët e pushtetit nuk e përkrahën këtë propozim, e as propozimin që ministri të raportojë mbi atë se pse nuk është ndarë paga e 13-të për gazetarët e RTK-së dhe punonjësit në sektorin e shëndetësisë.

“Deputetët e shumicës nuk e përkrahën këtë propozim që ministri i Financave të raportonte për planet e Qeverisë për të përkrahur qytetarët në këtë gjendje të rënduar ekonomike nga rritja e çmimeve në çdo fushë, njëkohësisht kërkova që në këtë takim të raportonte rreth çështjes së pagës së 13 në RTK. Gazetarët e RTK-së nuk kanë pranuar pagën e 13-të, desha që ministri të raportojë pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe nëse ministria ka plane për të përmirësuar këtë çështje, fatkeqësisht edhe në këtë rast kolegët deputetë nga shumica nuk e përkrahën këtë.  E fundit, në media është raportuar që edhe sektori i shëndetësisë nuk ka pranuar pagën e 13-të qoftë në tërësi, qoftë pjesërisht”, ka thënë ai.