Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ardita Dushi, ka paraqitur tri kërkesa të partisë për subjektet politike dhe institucionet e drejtësisë.
Një nga kërkesat e LDK-së, është që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr nga lista kandidatët që kanë probleme me ligjin.
“LDK-ja kërkon nga partitë tjera politike në garë për zgjedhje ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses dhe institucioneve tjera për pastërtinë e listave zgjedhore për ata që e kanë shkelë ligjin. Kërkojmë nga institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe dënojnë ata që po sulmojnë kryesuesen e KQZ-së. Kërkojmë nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë që të dënojnë përpjekjejet e partive për shantazhin e institucioneve të pavarura”, tha ajo në një konferencë për media.
-
LDK-ja thotë se Osmani kërcënoi KQZ-në duke tentuar të favorizojë një grup politik
-
LDK-ja fton Prokurorinë t’i hetojë presionet ndaj delegatëve
-
Elezi: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional
-
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
-
Kurti: LDK-ja duhet ta sjellë te ne listën me nënshkrime dhe të tregojë për kë e ka fjalën