Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, nëpërmjet një shkrese dërguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të enjten, ka kërkuar interpretim ligjor lidhur me rastin e vazhdimit të mbledhjes së rregullt të KK-së në fund të muajit tetor.
Sipas LDK-së, kryesuesja e KK-së, Kristina Gashi-Bytyqi, më 31 tetor të këtij viti në mungesë të kuorumit e ka mbyllur mbledhjen e rregullt, ndërkohë të nesërmen nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thirrur vazhdimin e mbledhjes në të cilën janë miratuar disa propozim-vendime, shkruan sot Koha Ditore.
Në mesin e tyre është miratuar edhe propozim-vendimi për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimin dypalësh në mes të Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës, e cila ka për qëllim rikthimin e projektit “Ngritja e përkujdesjes sociale-shëndetësore, shtëpiake dhe ambulantore në Komunën e Ferizajt”, andaj sipas LDK-së kjo marrëveshje është në kundërshtim me ligjin./Agim Ademi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)