Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhet LDK-ja, Manaj thotë se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur të enjten, e sekretari organizativ i LDK-së, Visar Azemi, ka konfirmuar se partia do të mbaj një takim pas zhvillimeve të fundit me dorëzimin e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e kryetarit aktual Lumir Abdixhiku, raportoi Ekonomia Online.

Kurse, anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj ka deklaruar se procesi i verifikimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit ende është në zhvillim, duke shtuar se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. 

“Është takim i brendshëm. Është çështje e vendimit tash deri sa të verifikohen nënshkrimet”, ka thënë ai, raportoi EkonomiaOnline. 

E Anton Quni ka deklaruar rreth një orë më parë se ende nuk është diskutuar brenda organeve të partisë për kërkesën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë. Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit. E Lutfi Haziri, që është nënkryetar i partisë pati thënë që nënshkrimet do të verifikohen dhe kërkesa do të trajtohet. 

Kuvend të Jashtëzakonshëm LDK-ja ka mbajtur edhe më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Abdixhiku pati ofruar vetë dorëheqjen. Në votëbesimin e mbajtur, atij iu rikonfirmua pozita.

 

Haliti thotë se takimi i LDK-së ishte rutinor

23 min. më parë / 16 kor 2026 14:21
soki

Takimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës të enjten ishte rutinor, ka thënë anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Sokol Haliti, pas përfundimit të mbledhjes. 

Haliti shtoi se nuk janë verifikuar ende nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

“Kryetari është kryetar legjitim, legal, gjersa të mbahet kuvendi tjetër. Është kryetar legal, legjitim edhe aty edhe kuvendi ka procedura. Gjithashtu ka procedura dhe rregulla. Prandaj kryetari i LDK-së është zgjedhur, ju lutem, kuvendin e kaluar me votë të fshehur, në një kuvend tejet demokratik, ndoshta shembull edhe për partitë e tjera, jo vetëm në Kosovë. Prandaj LDK-ja ka me punu statutarish, ka me punu me demokraci në veprim, me rregulla, gjithsesi me vendime nga pro-organet që kalojnë. Prandaj takimet me degë, takimet me kryesi po mbahen, janë konsultime që bëhen", tha ai.

Haliti ka deklaruar se prioritet i partisë mbetet formimi i institucioneve të reja, duke theksuar se të gjitha proceset e brendshme do të zhvillohen në përputhje me statutin dhe procedurat e LDK-së, raportoi KosovaPress. 

Para takimit, anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj ka deklaruar se procesi i verifikimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit ende është në zhvillim, duke shtuar se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

“Është takim i brendshëm. Është çështje e vendimit tash deri sa të verifikohen nënshkrimet”, ka thënë ai.