Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e PDK-së dhe LDK-së për rezultatin përfundimtar në disa komuna.
Sipas PZAP-së, ankesa e LDK-së për Prishtinën është refuzuar si e pabazuar, sikurse ajo për Dragashin, kurse ankesa për Kamenicën është hedhur poshtë si e dërguar pas afati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLDK-ja insiston se në Prishtinë është dashur të ndodhë rinumërimi. Kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, thotë se ka argumente që flasin për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
PDK-ja ndërkaq ka kontestuar rezultatin e Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes në Prizren, duke pretenduar se ka pasur keqpërdorime nga komisionarë të kësaj partie.
Por, ankesat e kësaj partie për procesin zgjedhor në këtë komunë, si dhe në Rahovec e Klinë, janë vlerësuar si të palejuara.