Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina dhe Prizreni shkojnë në rinumërim

PZAP-i ka vendosur që të rinumërohen të gjitha vendvotimet për Komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.

PZAP-i ka vendosur lidhur me të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike për parregullsitë në ditën e votimit për kandidatë për kryetarë të komunave në raundin dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këto parregullsi në PZAP janë paraqitur 10 ankesa. 2 ankesa i ka paraqitur Alternativa, 4 ankesa i ka paraqitur LDK, 1 ankesë ka paraqitur LVV në Prizren 3 ankesa ka paraqitur PDK-ja:, Dy ankesa te Alternatives janë refuzuar.

Katër ankesa te LDK-së janë pranuar 3 ankesa për Komunën e Prishtinës dhe 1 për Komunën e Dragashit.

“Për Komunën e Prishtinës është vendosur qe te rinumërohen te gjitha vendvotimet. Në komunën e Dragashit është vendosu që të rinumërohen 35 vendvotime. Prej 3 ankesave te parashtruara nga PDK-ja 2 ankesa të PDK-se janë pranuar, një për komunën e Prizrenit dhe një për komunën e Rahovecit”, thuhet në vendim.

Për komunën e Prizrenit është vendosur që te rinumërohen te gjitha vendvotimet ndërsa për komunën e Rahovecit është vendosur që të rinumërohen 3 vendvotime 1 ankesë e PDK-së është refuzuar.

Sipas PZAP-it një ankesë e paraqitur nga LVV dhe është pranuar dhe me këtë rast është urdhëruar KQZ që votat e regjistruara gabimisht kandidatit për kryetar te PDK-së për Prizren t’i regjistrohen kandidatit për kryetar te LVV-se për Komunën e Prizrenit

Image