Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë.
Sipas po këtyre rezultateve, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë më së shumti këshilltarë komunalë, nga 206 secila në tërë vendin.
Sa i përket votave për këshilltarë komunalë, LDK-ja ka marrë 170,134 vota, ndërsa PDK-ja 161,645 vota.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale pasi ka marrë 168,084 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 9863 vota në tërë vendin do të ketë 120 asamblistë.
Nisma në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse pasi ka marrë 18,455 vota.
Edhe
Rezultatet për Kuvende Komunale: LDK-ja e PDK-ja lënë pas VV-në me asamblistë
Aleanca Kosova e Re do të ketë vetëm 8 asamblistë pasi ka marrë 10,277 vota.
Lista e pavarur Bekim Jashari do të ketë në Skenderaj 10 ulëse pasi ka marrë 6694 vota.
Lista Serbe në komunat ku ka garuar do të ketë 147 këshilltarë komunalë.
-
KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare, kjo është përbërja e asambleve në 7 komunat më të mëdha
-
Certifikohen rezultatet për të gjitha Kuvendet Komunale
-
Subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orë të ankohen në PZAP lidhur me rezultatin e zgjedhjeve
-
LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja e humb një